BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Ice Cream Sandwich në vetëm 16% të pajisjeve Android

Ice Cream Sandwich në vetëm 16% të pajisjeve Android

Written By Unknown on 8/03/2012 | 11:51 AM


Google ka njoftuar se versionet e fundit të sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich dhe Jelly Bean po hasin në vështirë për të depërtuar në pajisjet mobile.

Shifrat, bazuar në pajisjet aktive në Android që e përdorin dyqanin Play brenda dy javëve të kaluara, pohojnë që Gingerbread 2.3 mbetet versioni më i përdorur i sistemit operativ Android, me mbi 60 për qind të instalimeve.
--
Ndërsa, Ice Cream Sandiwch 4.0.x tani më është me pothuajse 16 për qind të instalimeve. Kjo është një ngritje prej 50 për qind në krahasim me një muaj më parë. Instalimet e Jelly Bean janë në 0.8 për qind, me vetëm dy pajisje zyrtare Nexus të Google që e marrin versionin e fundit.
Se cilat pajisje do ta përdorin azhurnimin Jelly Bean mbetet të shihet: Sony ka thënë që planet e veta janë ende në dyndje duke pasur reagime negative për sugjerimet që disa telefonë të fundit të lihen prapa, derisa LG ka pranuar që disa nga telefonat e vet do të mbesin në versionet e tanishme.
--
ASUS ka qenë më në disponim, ashtu si HTC, që ka pohuar se One X, One S dhe One XL do ta marrin versionin e fundit. Samsung ende pritet të tregojë se kur pajisja e vet më e shitur, Galaxy S III, do të azhurnohet me versionin e fundit. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"