BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » RIM do të lansoj 4G LTE PlayBook më 9 gusht

RIM do të lansoj 4G LTE PlayBook më 9 gusht

Written By Unknown on 8/03/2012 | 11:51 AM


Të apasionuarit e PlayBook që jetojnë në Kanada do të jenë të parët që do të kenë mundësinë të blejnë 4G LTE PlayBook të RIM, pasiqë Kanadaja është vendi i parë ku do të lansohet pajisja me 9 gusht 2012.
Konsumatorët që jetojnë në Sh.B.A. Evropë, Afrikë të Jugut, Amerikë Latine si dhe ishujt e Karaibeve do të kenë mundësi blerjeje “muajt e ardhshëm”, edhe pse ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë.
“Jemi të lumtur që na është ofruar mundësia t’u japim konsumatorëve PlayBook-un e parë BlackBerry i cili ofron përkrahje 4G LTE,” tha David J. Smith, zv. president i RIM. “4G LTE i ri i BlackBerry ofron një mori aplikacionesh të reja, si dhe karakteristika të reja, duke përfshirë këtu një ekran 7 inç, para dhe mbrapa e pajisur me kamera HD, dalje HDMI, bokse audio, si dhe gjithashtu ofron shpejtësi të lartë interneti në rrjetet e kompanive të celularëve, duke ndihmuar konsumatorët të jenë më produktiv me kohën e tyre.”
--
Versioni 4G LTE i PlayBook të RIM është i njëjtë si versioni aktual, vetëm përveç faktit se modeli i ri përkrahë rrjetet 4G LTE wireless. Pajisja do të jetë e disponueshme bashkë me softuerin BlackBerry PlayBook OS 2 dhe do të ketë vetë një set aplikacionesh të instaluara. 

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"