BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Sharp planifikon të shkurtoj 5000 vende pune në të gjithë botën

Sharp planifikon të shkurtoj 5000 vende pune në të gjithë botën

Written By Unknown on 8/03/2012 | 11:52 AM


Kompania japoneze Sharp sapo ka krijuar planin përmes së cilit do të shkurtoj 10% të fuqisë së saj punëtore në gjithë botën. Kjo përqindje konsiston me 5000 vende pune.


Shkurtimet e këtyre vendeve janë planifikuar të konsiderohen si ‘dalje të parakohshme në pension’ dhe do të përfshijnë veçanërisht fabrikën e Sakai LCD në Japoninë Perëndimore – shumë pak e përdorur – si dhe Hon Hai Precision Industry në Tajvan.
--
Prodhuesi i Aquos TV raportoi humbje në muajt e fundit dhe deklaroi se kërkesa për televizorë ishte ulur ndjeshëm. Përveç tyre, edhe kërkesa për panele diellore vazhdon të mbetet e ulët. Sipas bilanceve, humbjet e kompanisë në periudhën prill – qershor kapin shifrat e 138.4 miliardë¥ (1.76 miliardë dollarë amerikan). Humbjet operative ishin 94.1 miliardë¥, ndëkohë që një vit më parë kompania raportonte fitime operative prej 3.5 miliardë. Shitjet, nga ana tjetër, ranë me 28.4% që do të thotë 458.6 miliardë¥.
--
Këto shkurtime janë të parat për kompaninë me seli në Osaka që prej viteve ’50-të dhe shkurtimet e 5000 vendeve të punës do të përfundojnë në mars të vitit 2013. Fillimisht kompania kishte planifikuar të shkurtonte vetëm 3000 vende pune, por më pas e rriti këtë shifër për të menaxhuar sa më shpejt humbjet. Ato do të ndihmojnë për mbulimin e humbjeve në vlerën e 100 miliardë¥. Nga ana tjetër, ekzekutivët e Sharp, do të marrin rrogë të reduktuar në masën 20 – 50%.
--
Poashtu, Sharp planifikikon një humbje vjetore prej 250 miliardë¥për vitin fiskal deri në marsin tjetër, një rritje jashtëzakonisht e madhe kjo nga parashikimet e pak kohëve më parë kur kompania priste humbje prej 30 miliardë¥. Për më tepër, kompania pret që humbjet vjetore operative të jenë100 miliardë¥, nga 20 miliardë¥që ishte parashikuar.
Së fundmi, shitjet vjetore priten të jenë 2.5 trilionë¥, në krahasim me 2.7 trillionë¥që ishte llogaritur më parë.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"