BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Ultrabooku i Vizio thyen traditën

Ultrabooku i Vizio thyen traditën

Written By Unknown on 8/01/2012 | 7:25 PM


Edhe pse Ultrabooku është vërtetë një pajisje shumë e dashur kohëve të fundit, megjithatë të gjitha modelet kanë një problem. Rezolucion e ulët që kanë pothuajse të gjitha ato të brezit të parë apo të dytë. Edhe modelet më të mëdha si 15.6 inç i Acer dhe ai i HP-së të dyja kanë një rezolucion 1366×768 ndërsa seria 9, 15 inç i Samsung  ka 1600×900.

Gjithsesi ka  dal një model që e thyen këtë traditë, dhe ky është ultrabooku 15.6 inçësh i Vizio. Ultrabooku i Vizio ka një rezolucion prej 1920×1080. Gjithsesi nuk është aq për t’u çuditur pasi Vizio në janar lajmëroi për një seri të ultrabookëve në CES. Tani ajo është e disponueshme për blerje, ku ka edhe mundësi blerjeje online.
--
Sidoqoftë, ky model Full HD vjen me një çmim. Modeli bazë fillon prej 950 dollarësh dhe ka një procesor Core i3 3217U e fiksuar në 1.8Ghz, 4GB DDR3-1333 RAM, grafikë HD 4000 të Intel, 128GB SSD, 802.11n dual-band Wi-Fi, dalje HDMI, dy porte USB 3.0, kamera 1.3 MP dhe Windows 7 Home Premium 64-bit.
Me 50 dollarë shtesë Vizio azhurnon procesorin në Core i5 3317U 1.7 GHz, ndërsa modeli i avancuar me 1250 dollarë ka një Core i7 3517U në 1.9GHz, dhe dyfishin e SSD.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"