BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com

Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com

Written By Unknown on 8/01/2012 | 5:24 PM

Shërbimi i ri në Ueb i ndërmarrjes Microsoft, Outlook.com, u lëshua gjatë ditës së djeshme për publikun, duke i bërë mijëra përdorues të Hotmailit që të përleshen për të rezervuar email adresat e tyre të reja @outlook.com.


Pasi një milion përdorues janë regjistruar brenda pak orësh, disa email adresa janë marrë të cilat në fakt Microsoft duhej t’i rezervonte.PC Pro arriti të sigurojë adresën steveballmer@outlook.com dhe nëBallmer Tumblr është paraqitur se ballmer@outlook.com ka biseduar rreth strategjive për Zune me gates@outlook.com.
--

Regjistrimet e tjera përfshijnë good@outlook.com dhe një përdorues i rrjetit Twitter madje ka arritur të sigurojë donotreply@outlook.com. Nuk është e qartë nëse të tjerët ishin në gjendje të regjistrojnë variacione të ndryshme si admin@outlook.com osepostmaster@outlook.com, por duket si rastësi që Microsoft dështoi të rezervoj email adresën për shefin e vet ekzekutiv.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"