BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Microsoft do të forcojë kërkesat për aktivizimet e Windows 8

Microsoft do të forcojë kërkesat për aktivizimet e Windows 8

Written By Unknown on 8/07/2012 | 11:36 AM


Microsoft do të forcojë kërkesat për aktivizimet e Windows 8
Shërbimi i aktivizimit i Microsoft ka qenë gjithmonë paksa i diskutueshëm që nga debutimi që bëri me Windows XP, gjithsesi koha tregoi se ishte nje faktor i domosdoshëm. Ky proces filloi duke falur, dhe të themi të vërtetën, nuk kemi dëgjuar qoftë edhe për një klient të vetëm që është larguar.
Edhe kur Microsoft ishte me të drejta të saj për të kundërshtuar aktivizimin si rezultat i kushteve të EULA, një telefonatë e thjeshtë ishte vetëm ajo çfarë duhej për të zgjidhur gjërat.
--
Piratët e kanë shfrytëzuar këtë avantazh të natyrës bujare të Microsoft për vite me rradhë, dhe raportet tregojnë se kanë filluar kërkimet për te gjetur vrima të reja me Windows 8.
Përdoruesit gjithashtu do të jenë të detyruar ta marrin çelësin e tyre të aktivizimit direkt nga Microsoft, në mënyrë elektronike, dhe çdo pajisje do të shoqërohet me një ngjitës "Geniune Microsoft" që ndodhet jashtë shtëpizës. Në të kaluarën, pajisjet kishin vetëm një çertifikatë vërtetësie.
Rregullat e reja janë vendosur vetëm me Windows 8 në këto momente, gjithsesi nëse Windows 7 do të jetë në qarkullim aq gjatë sa Windows XP, mund të presim një zgjerim të këtij programi edhe në atë sistem operimi.
--
Klientët e rregullt nuk kanë arsye të shqetësohen për këto ndryshime, dhe në fund të fundit Microsoft morri këtë vendim me të drejtë për të vazhduar shitjen e produkteve të veta.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"