BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Ana e rrezikshme e iCloud të Apple

Ana e rrezikshme e iCloud të Apple

Written By Unknown on 8/07/2012 | 11:37 AM


Ana e rrezikshme e iCloud të Apple
Kjo është një gjë shumë e përshtatshme, por nëse ai pseudonim dhe fjalëkalim bien në duar të gabuara, ju mund ta gjeni shumë shpejt veten në një botë të dhimbjeve. Kjo është çfarë i ndodhi Mat Honan, i cili ishte një ish-gazetar i Gizmodos dhe ish-redaktor kontribuues në revistën WIRED. 
Përpara se hakerët të marrin qasje në llogarinë e tij në Twitter dhe atë të Gizmodos, hakerët së pari fituan qasje në llogarinë e tij në iCloud, ku ata shkaktuan dëme të pakthyeshme.Shërbimi iCloud i Apple sjell një mori shërbimesh – email, kalendar, kontakte, “Find My iPhone” dhe ngarkesë në cloud – dhe i ruan ato pas një fjalëkalimi dhe pseudonimi të vetëm.
--

Për ta bërë tërë atë dëm e tëra që i'u desh hakerëve të bënin ishte që t’i vendosnin duart në një fjalëkalim dhe një pseudonim të vetëm. Honan beson që kjo ishte bërë nga një proces i quajtur detyrimi shtazarak, që është, provimi i fjalëkalimeve derisa të arrini ta gjeni. Është një proces i gjatë, por nëse fjalëkalimi është i thjeshtë ose i shkurtër, është gjë mjaft e lehtë për ta arritur.
Fjalëkalimet e shkurtra janë mjaft të këqinj se mosposedimi i fjalëkalimi, në fakt, ata janë më të këqinj sepse ju qetësojnë dhe ju fusin në një ndjenjë të rreme për siguri.
Ashtu siç ishte vënë re në komentet në postimin e Honan, një tjetër problem me iCloud është që ju keni nevojë vetëm një pseudonim dhe një fjalëkalim për t’ju qasur llogarisë, derisa llogaritë e Google mund të mbrohen nga një verifikim prej dy hapave.
--

Këtu, së bashku, me pseudonimin dhe fjalëkalimin, ju mund të vendosni që llogaria juaj në Google të ju kërkojë për një kod prej gjashtë shifrave që Google do ta dërgoj tek ju përmes një porosie tekstuale në telefonin tuaj. Derisa kjo nuk ka dyshim se është më e bezdisshme se sa përdorimi i vetëm pseudonimi dhe fjalëkalimi, ai proces i verifikimit në masë të madhe përmirëson sigurinë e llogarisë.
Nëse e keni një llogari në iCloud, le të jetë kjo një paralajmërim për ju. Ne ju këshillojmë që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj dhe të zgjidhni një të gjatë dhe të vështirë për t’u gjetur nga të tjerët. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"