BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » HTC zbulon detajet e modelit Proto

HTC zbulon detajet e modelit Proto

Written By Unknown on 8/07/2012 | 2:14 AM


Me sa duket, HTC ka përgatitur edhe një telefon të ri Android për ta lansuar në treg, më saktë modelin e koduar me emrin HTC Proto, i cili besohet se do të jetë versioni i ri i HTC One V.

Sipas faqes The Verge, HTC Proto do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, ndërfaqe WVGA SLCD, që do të jetë më i madh sesa ekrani aktual i One V i cili është me 3.7 inç.

Karakteristikat tjera të HTC Proto përfshijnë edhe procesorin dual core 1GHz Qualcomm MSM8225, 512MB RAM, kamerën me 5 mega-piksel, si dhe dëgjueset Beats Audio. HTC Proto pritet të dal në shitje gjatë vjeshtës së këtij viti.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"