BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Chrome mbetet lider i tregut

Chrome mbetet lider i tregut

Written By Unknown on 8/07/2012 | 1:32 AM



Sa prej nesh sot përdorim Google Chrome si shfletuesin tonë të preferuar për internet? Me siguri se shumica prej nesh, sepse StatCounter thotë se Chrome është ende shfletuesi numër 1 në botë.

Në muajin maj, agjencia për analizimin e statistikave kishte thënë se Chrome e ka tejkaluar Internet Explorer të Microsoft, për tu bërë shfletuesi më i madh në industri.
Dhe tani, hulumtimi i bërë për periudhën korrik 2011 – korrik 2012 ka dhënë rezultate pak a shumë të ngjashme, në të cilat Chrome udhëheq me 33.81 për qind. 
--


Internet Explorer është i dyti me 32.04 për qind, ndërsa Firefox mbetet i treti me 23.73 për qind. Safari dhe Opera janë më pas me 7.12, përkatësisht 1.72 për qind.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"