BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Samsung shet +10 milio kopje te Galaxy S3

Samsung shet +10 milio kopje te Galaxy S3

Written By Unknown on 7/23/2012 | 6:56 PM


Gjiganti koreano- jugor Samsung ka arritur që të shes modelin e fundit të smartfonit të vet, Galaxy – S 3, në më shumë se 10 milionë njësi, të pakten deri tani.

Jong Kyun, shef i teknologjisë në ndërmarrjen Samsung Mobile, deklaroi se Galaxy SIII tashmë ka arritur të shitet në mbi 10 milionë njësi që nga koha e lansimit të këtij modeli në treg. Vlenë të theksohet se modeli i ri i smartfonit nuk ka edhe shumë kohë që është lansuar në treg, andaj pritet që kjo shifër të rritet, madje edhe të shënoj rekord të ri.
Sipas raporteve mediatike thuhet se sa i përket shitjes Galaxy S 3 tashmë i ka tejkaluar modelet paraprake të smartfonëve të Samsung.
Shifra prej 10 milionë njësish të shitura të Galaxy S 3 ka qenë edhe synimi që Samsung i kishte vënë vetes, por disa ditë vonesë nuk e bëjnë kompaninë më pak të suksesshme, kur të kihet parasysh sasia e madhe që është planifikuar të shitet.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"