BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Mozilla lanson Firefox 15

Mozilla lanson Firefox 15

Written By Unknown on 7/23/2012 | 6:55 PM


Vetëm 3 ditë pasi Mozilla lansoi versionin e fundit të Firefox 14 në treg, kompania njoftoi për versionin e ri, Firefox 15, që aktualisht është fazën testuese (Beta), dhe është i disponueshëm për shkarkim.

Me agjendën e ngjeshur të Mozilla-s, nuk do ju duhet të prisni gjatë për versionin zyrtar, pasi ai pritet të lansohet më 28 gusht 2012. A duhet të prisni për versionin përfundimtar për të bërë azhurnimin?
Për pjesën më të madhe të njerëzve përgjigja është po. Një efekt anësor i këtyre shfletuesve është se ndryshimet e mëdha janë të pakta dhe shumë larg njëra- tjetrës. Sipas disa raporteve, Firefox do të sjellë këto 3 ndryshime me shfletuesin e vet të ri:
1. Përkrahje për PDF
2. Përkrahje për SPDY me protokoll rrjeti v3
3. Rritje WebGL, duke përfshirë tekstin për rritje performanse.
Gjithashtu e përfshirë në Firefox 15 është një shfrytëzim më i mirë memorjeje për shtesat. Përtej këtyre, çdo gjë që është e re është për prodhuesit, si përfshirja e një Debugger JavaScript duke shtuar edhe përkrahjen për Opus audio Codec.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"