BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Operatorët kinezë shpresojnë të segmentojnë Internetin

Operatorët kinezë shpresojnë të segmentojnë Internetin

Written By administrator on 7/09/2012 | 12:39 PM


Një draft dokument për teknologji i shkruar nga punëtorët në China Mobile dhe China Telecom, i dorëzuar tek Internet Engineering Task Force e përshkruan se si cloudi i Internetit do të mund të ndahej në disa pjesë duke përdorur sistemin e emrave të domenëve, dhe si ky proces do të mund të sillte më shumë kontroll mbi segmentin e tyre të rrjetit.
DNS është njëri ndër çelësat kyç të bllokimeve që bëhen në Internet. Puna e vet e rëndësishme është që të përkthejë IP adresat në emrat e hostit, që bëhet nga një sistem i shpërndarë duke u bazuar në një rrënjë unike që përdoret nga e mbarë bota.
Teknologjia zhvillohet nga IETF, dhe ky draft dokument gjendet pikërisht në Ueb faqen e saj.
Sot, Kina bllokon qasjen në Internet të disa faqeve të huaja. Qëllimi i cekur nga dokumenti i ri është që ta lehtësoj dhe ta bëjë më të lirë për shtetet që të krijonin root DNS serverët e pavarur dhe të sigurojnë autonominë në Internet. Sot, sipas draftit, kjo paraqet vështirësi teknike edhe në çmim. 

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"