BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Google parandalon zhdukjen e 3.000 gjuhëve

Google parandalon zhdukjen e 3.000 gjuhëve

Written By administrator on 7/09/2012 | 12:36 PM


Google ka filluar të punojë për projektin “Gjuhët e Rrezikuara”, një nismë kjo për të dokumentuar dhe parandaluar zhdukjen e më tepër se 3,000 gjuhëve në mbarë botën. Kjo shifër, mendohet të jetë gjysma e gjuhëve të botës.
Disa nga gjuhët përfshijnë dialektet e amerikanëve vendas dhe më tepër se disa qindra përgjatë ishujve në Oqeanin Paqësor.
Clara Rivera Rodriguez dhe Jasson Rissman, menaxherë të Projektit për Gjuhët e Rrezikuara, shpjeguan në blogun zyrtar të ndërmarrjes Google, që kjo përpjekje është e veçantë, duke iu dhënë mundësi njerëzve të interesuar të ruajnë gjuhët në formë online, që në vazhdimësi të bashkëpunojnë në hulumtimet e tyre.
Një grup i shumëllojshëm i bashkëpunuesve, tashmë ka filluar të kontribuojnë në përmbajtje, duke pasur dorëshkrime që nga shekulli i 18-të me veglat moderne të mësimit si: mostrat gjuhësore në video dhe audio dhe artikujt për shpërndarje të diturisë. Anëtarët e Komitetit të Këshillimit kanë ofruar udhëzime, duke ndihmuar në formësimin e faqes për nevojat e komuniteteve të gjuhëve.
Udhëheqësit e projektit kanë theksuar se gjuhët e reja janë duke krijuar këtë situatë, sepse ato “mund të fuqizojnë përpjekjet, duke i ndihmuar njerëzit të krijojnë regjistrat e cilësisë së lartë për të moshuarit e tyre, duke lidhur komunitetet e shpërndara me anë të mediave sociale dhe nëpërmjet ndihmës të të mësuarit të gjuhës.”
Në fillim, Google është përfshirë në zhvillimin dhe lëshimin e këtij projekti. Por pas pak muajsh, gjiganti i internetit ishte tërhequr dhe i kishte lënë ekspertët që të merrnin drejtimin e mbrojtjes së gjuhëve. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"