BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Mozilla vendos për të ardhmen e Thunderbird

Mozilla vendos për të ardhmen e Thunderbird

Written By Unknown on 7/17/2012 | 11:49 AM


Thashethemet rreth heqjes nga tregu të Thunderbird kohëve të fundit veç kanë filluar të tingëllojnë si të vërteta.
Por megjithatë email klienti i Mozilla-s vazhdon të përkrahet nga kjo e fundit. Mozilla planifikon që të ofroj përkrahje për këtë aplikacion të paktën gjer në gjysmën e dytë të vitit 2013, shkroi në blogun e tij, drejtori i Thunderbird, JB Piacentino.
Përveç kësaj Mozilla do të ndërroj zhvillimin e Thunderbird që nga vetja deri te komuniteti.
Mozilla thotë që do të mbrojë dhe madje do të azhurnoj klientin e vet Thunderbird, kurse inovacionet dhe përmirësimet nuk do të mungojnë për komunitetin e Thunderbird .
Përdoruesit e Thunderbird mund të presin shumë azhurnime në një të ardhme të afërt, dhe atë sidomos me versionet 14, 15, 16 dhe 17, shkroi JB Piacentino, në blogun e Mozilla-s.
Postimi i Piacentinos në blog vjen si kundërpërgjigje ndaj raporteve që Mozilla ishte duke e shuar aplikacionin Thunderbird. Thunderbird aktualisht ka më tepër se 20 milionë përdorues, tha Piacentino, me produktin që fiton mbështetje nga korporatat, qeveritë dhe shkollat.
Sidoqoftë, Mozilla gjatë së ardhmen planifikon që të përqendrohet në tregun e smartfonëve.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"