BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Giada prodhon Mini PC me Ivy Bridge

Giada prodhon Mini PC me Ivy Bridge

Written By Unknown on 7/17/2012 | 11:46 AM


Giada prodhon Mini PC me Ivy Bridge
Giada, një kompani kineze e specializuar në prodhimin e mini kompjuterëve, javën e kaluar njoftoi për prodhimin e një mini kompjuteri me madhësi të një libri, që quhet i53.
Ky prodhim me sa duket është identik me produktin e fundit të Giada, i50, i cili vjen me një procesor të serisë Intel Core i.
Në shiqim të parë mund të jetë shumë e vështirë që të dalloni Giada i50 nga i53, por në fakt kanë ndryshime të konsiderueshme.
i53, që është pak më i madh se i50, është i pajisur me brezin e fundit të procesorëve Intel Core i. Duke filluar me çmimin 520 dollarë, i53 ka një procesor standard Core i5 por është gjithashtu i disponueshëm edhe në versionet Core i3 dhe Core i7. Këto janë specifikat e plota:
Procesor: Intel Core i7/i5/i3
Chipset: Intel HM76 Express
GPU: Intel GMA HD 4000
Memorje 2GB DDR3-1333 (1 x SO-DIMM slot Max 4GB)
HDD: 320GB2.5″HDD/500GB 2.5″HDD
I/O: 1 x USB3.0, 4 x USB2.0, 1 x Lexues kartelash (SD/MMC/MS/MS PRO)
1 x HDMI, 1 x VGA
LAN: Gigabit LAN + Wi-Fi 802.11n + Bluetooth
Audio: AUDIO-out/MIC-in
Energjia: 30W
Përmasat: 192 x 155 x 26 mm
Ngjyra: Bardhë & E Zezë
OS: Genuine Windows 7 Home Premium
Kjo pajisje konsumon shumë pak energji si dhe nuk bënë fare zhurmë, falë teknologjisë së saj të lartë të kontrollit të temperaturës.
Ky mini kompjuter është i përkryer për shkarkime, mund ta lini ndezur tërë natën pa pasur mendjen tek zhurma, nxehtësia apo edhe energjia që shpenzon. Dizajni i tij i hollë ju lejon ta poziciononi atë edhe në vendet më të ngushta.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"