BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Microsoft integron Skype në Office 2013

Microsoft integron Skype në Office 2013

Written By Unknown on 7/19/2012 | 8:29 AM


Microsoft integron Skype në Office 2013
Microsoft njoftoi se do të integroj shërbimin e vet të ri Skype VoIP në Office 2013. Kompania bleu Skype tetorin e kaluar duke paguar 8.5 miliardë dollarë për shërbimin që aktualisht ka më shumë se 65 milionë përdorues.
Në atë kohë ishte ende herët për të kuptuar se si kompania do ta përdorte këtë blerje.
Së fundmi, detajet po tregojnë se Microsoft do ta vendos Skype pas opsionit "presence" në Outlook, duke e bërë një funksion standard në të gjitha versionet e Office 2013.
Lidhja me Lync
Office aktualisht përdor platformën e komunikimit Lync, me të cilën ajo thotë se përdoruesit e Skype do të integrohen lehtësisht në lidhjet e tyre.
Në një demonstrim të Office 2013, Lync po përdorej si fuqi për një video konferencë gjë e cila tregoi se Skype do të shërbej si një shtim funksionesh dhe jo si një zëvendësues.
Përdoruesit e Office 365 do të marrin gjithashtu dhe 60 minuta kredi Skype çdo muaj të cilat do t'u mundësojnë të kryejnë telefonata falas në të gjithë botën.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"