BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Barnes & Noble bën gati versionin e ri të Nook?

Barnes & Noble bën gati versionin e ri të Nook?

Written By Unknown on 7/19/2012 | 8:30 AM



Sipas një raporti të fundit të publikuar nga CNET, Barnes & Noble janë duke punuar në tabletin e ri – Nook, për të cilin thuhet se është në përpunim e sipër dhe i njëjti do të vijë me një teknologji “revolucionare” të ekranit.
Tableti i ri – Nook, thuhet se do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, i cili sipas të gjitha gjasave është zhvilluar nga vet Barnes & Noble, por më shumë detaje rreth kësaj ende nuk janë bërë të ditura.

Në raportin e saj, CNET thotë se lansimi i modelit të ri të tabletit do të bëhet në shtator të këtij viti, ndërsa detaje për çmimin e modelit të ri të Nook nuk janë dhënë.
Megjithatë, një gjë është e sigurtë – gara për tregun e tabletëe Android është rritur edhe më shumë, ndërsa çmimet janë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë, sidomos nga rivalët direkt të Barnes & Noble, siç janë Kindle Fire apo Nexus 7 i Google të cilët kushtojnë jo më shumë se 200 dollarë. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"