BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Google Maps sjell më shumë pamje 3D të Antarktidës

Google Maps sjell më shumë pamje 3D të Antarktidës

Written By Unknown on 7/22/2012 | 12:34 PM


Google Maps sjell më shumë pamje 3D të Antarktidës

Google Maps ka shtuar disa imazhe të reja panoramike nga kontinenti i akullt i Antarktidës. Ato përfshijnë edhe pika interesante si kasollja e eksploruesit Ernest Shackleton, pjesë e ekspeditës Nimrod.  
Për herë të parë Google shtoi pamjet panoramike të Antarktidës në vitin 2010, por me një numër të kufizuar. Në fakt, ashtu vazhdojnë të jenë edhe sot. Është e vështirë të eksplorosh Antarktidën përmes Google Street View (jo se në jetën reale është më e lehtë), por të paktën përdoruesit kanë mundësi t’i hedhin një sy disa prej pjesëve më interesante të saj.  
Më poshtë jepet një listë e 5 vendndodhjeve që nuk duhet të lini pa i shikuar me Google Street View:
1.      Kasollja e Shackleton 
E ndërtuar në vitin 1908, kjo kasolle u përdor nga eksploruesi i famshëm Ernest Shackleton dhe ekuipazhi i tij gjatë ekspeditës Nimrod në vitet 1907 – 1909. Ajo gjendet në kepin Royds, në perëndim të ishullit Ross.
Shumë pranë kasolles së Shacketon ndodhet kepi Royds, i cili siç shihet edhe nga pamjet është gjithmonë i populluar me pinguinë.
Fare pranë stacionit të polit jugor Amundsen-Scott, gjendet një zonë me flamujt e 12 shteteve pjesëmarrëse në traktatin e Antarktidës.
Në stacionin e polit jugor gjendet edhe teleskopi, i ndërtuar mes nëntorit 2006 dhe shkurtit 2007. Ai përdoret për të studiuar të dhëna dhe për të zbuluar detaje mbi pyetjet që e kanë magjepsur gjithmonë njerëzimin, si psh. ‘sa i vjetër është universi?’.
5.      Kasollja e Scott-it 
Gjendet në kepin Evans në ishullin Ross. Është ndërtuar në 1911 gjatë ekspeditës Terra Nova të Robert Falcon Scott. Kjo ekspeditë ishte e dyta që arriti polin e jugut, pasi një grup norvegjezësh të udhëhequr nga Roald Amundsen, mbërritën një muaj më parë në pol. Edhe pse i'a dolën të shihnin polin, skuadra e Scott-it vdiq gjatë rrugës së kthimit për në kampin e pikënisjes.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"