BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Aleancë gjigandësh: Facebook partneritet me Walmart

Aleancë gjigandësh: Facebook partneritet me Walmart

Written By Unknown on 7/22/2012 | 12:44 PM



Për ta bërë mesazhin e tij të qartë, drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka postuar një fotografi në profilin e rrjetit të tij social, në të cilën ai shihet në zyrat qëndrore të gjigantit amerikan të shitjes me pakicë, kompanisë Walmart.
Pas këtij postimi kanë vërshuar komentet e mediave të cilat thonë se Facebook është duke u përgatitur për një partneritet të rëndësishëm me Walmart.

Sipas raporteve mediale, Walmart dhe Facebook pritet të lëshojnë një kumtesë të përbashkët për media, në të cilën thuhet se “Wal-Mart është një partner i rëndësishëm për Facebook, dhe se kjo e fundit është duke shikuar mundësi të thellimit të bashkëpunimit mes palëve”.
Ende është e paqartë se për çfarë lloj bashkëpunimi bëhet fjalë, mirëpo duhet ditur se Walmart është aktualisht reklamuesi më i madh në rrjetin social, si dhe është zinxhiri i dyqaneve i cili tashmë aplikon Facebook Credit – kartelat e shpërblimeve të cilat fitohen në Facebook përmes lojërave të ndryshme, si FarmVille, etj.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"