BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Intel kerkon te ndryshoje emrin e McAfee

Intel kerkon te ndryshoje emrin e McAfee

Written By admin on 1/09/2014 | 1:40 PM

Përgjatë viteve themeluesi i ndërmarrjes së sigurisë kompjuterike McAfee Security, John McAfee, gjithmonë e kishte emrin e tij të lidhur me logon me mburojë të Antivirusit McAfee dhe variacioneve të tij.
Por me disa fjalë që u thanë rastësisht në Shfaqjen e Elektronikës për Konsumatorë në Las Vegas, CEO i Intel-it, Brian Krzanich tregoi për largimin e brendit të McAfee, të paktën derisa ka të bëjë me sigurinë e konsumatorëve. Softueri nuk do të ndryshojë përveç ndryshimit të emrit nga McAfee Security në Intel Security.

Mburoja ikonike e kuqe McAfee do të mbetet, për tani, dhe disa komponentë të versioneve mobile të softuerit do të jenë falas për t’u përdorur në iOS dhe Android. Ndërrimi i brendit pritet të marrë një vit derisa të përfundojë. “Intel është duke e sjell sigurinë e vet mobile që ka fituar çmim në çdo pajisje mobile, telefon, tablet, pajisje që mund të vishen,” tha Krzanich gjatë ligjëratës së Intel-it.
Një kërkesë për të komentuar nga Intel-i se cili program i sigurisë i McAfee do të ri-brendohet dhe cili do të jetë falas, nuk ishte kthyer menjëherë. Intel tha që planifikon të lëshojë më tepër hollësi në muajt e ardhshëm.
Një gjeneratë e tërë e përdoruesve të kompjuterëve kishin pasur kontakte me softuerin McAfee. John McAfee themeloi kompaninë në vitin 1987 dhe u largua në vitin 1994.
Softueri i sigurisë McAfee ka vuajtur viteve të fundit nga sfida e rritur nga platformat pa pagesë që ofrojnë shërbime të sigurisë, si dhe nga hyrja e vonshme në tregun për iOS dhe Android.
Intel planifikon të paraqes aplikacionin e ri Intel Device Protection më vonë gjatë këtij viti, i cili është dizajnuar për të ndihmuar njerëzit në përdorim të telefonëve personalë dhe tabletë në situata të punës. Me ndërrimin e emrit të McAfee, Intel shpreson që të futet më seriozisht në anën e konsumatorëve të ndërmarrjeve.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"