BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , , » Android duke ardhur edhe per PC

Android duke ardhur edhe per PC

Written By admin on 1/10/2014 | 8:44 PM


Gjithmonë e më shumë prodhues kompjuterësh po përpiqen ta sjellin Android-in në desktop, teksa përdoruesit po përdorin gjithmonë e më tepër aplikacionet.
Lenovo dhe Hewlett-Packard (HP) kanë zbuluar tashmë disa PC all-in-one të cilët funksionojnë me Android dhe kanë çmime të lira, gjatë kësaj jave në CES 2014. HP Slate 21 Pro kushton 450 $, ka ekran 21-inç, ndërsa Lenovo N308 kushton 399 $ dhe ka ekran 19.5-inc.
Android përdoret në gjerësisht në shumë tabletë dhe smartfonë në botë, por prodhuesit e PC-ve po përpiqen ta afrojnë atë sa më shumë desktopit, duke krijuar PC që funksionojnë me të. Përdorimi i aplikacioneve po rritet në mënyrë drastike dhe Android është një platformë e optimizuar pikërisht për këtë lloj sektori.
Megjithatë, Android nuk është implementuar vetëm në kompjuterë me çmime të ulta dhe specifikime mesatare. Për shembull, Lenovo e ka përfshirë atë në ThinkVision, i cili është një monitor 28-inç 4K që mund të funksionojë përvec rolit si ekran, edhe ai një PC all-in-one me Android. Gjithashtu, Acer ka një model tjetër me emrin TA272 HUL, një ekran profesional 27-inç, i cili kushton 1100 $ dhe mund të përdoret si një Android all-in-one.
“Shumica e AIO-ve Android janë monitorë smart dhe mendoj se kjo i bën ata pak më të veçantë dhe më pak të fuqishëm se një PC i vërtetë,” shprehet Bob O’Donnell, analist në Technalysis Research.
Këto lloj modelesh me Android mund të fillojnë të adaptohen me rritjen e përdorueshmërisë së cloud-it dhe pajisjeve hibride, shprehet Jim McGregor, analist në Tirias Research. Kjo do ta dobësojë edhe më tepër tregun e PC-ve.
PC-të me Android ndërtohen me procesorë ARM dhe kushtojnë më pak për t’u ndërtuar krahasuar me kompjuterët me Windows, shton McGregor. Procesorët ARM janë më të lirë se cipet e Intel-it që përdoren në PC-të me Windows.
Për më tepër, eliminohet edhe licenca e shtrenjtë e Windows-it dhe kompjuterët me Android mund të personalizohen. Disavantazhi i tyre është se nuk mund të përballojnë aplikacione të mirëfillta, për shkak të mungesës së kapaciteteve harduerike dhe atyre softuerike.

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"