BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Ubuntu për Android duket mjaft mirë

Ubuntu për Android duket mjaft mirë

Written By Unknown on 8/05/2012 | 10:14 AM


Ubuntu për Android duket mjaft mirë
Ubuntu për Android është një projekt nga Canonical që e sjell sistemin e popullarizuar Linux në smartfonët që operojnë me Android.
Një video tregon që disa nga mundësitë e sistemit ishte filmuar gjatë Fórum Internacional Software Livre të mbajtur në Brazil gjatë javës së kaluar, duke na dhënë një pamje të përditësuar të progresit që ka bërë projekti.
--

Pak kohë pas vendosjes së Motorola Atrix në dockun e vet, Ubuntu është gati për të shkuar në një monitor HDMI. Kjo nënkupton që ofron qasje në versionet e plota të aplikacioneve të popullarizuara, duke përfshirë çdo gjë nga shfletuesit e Uebit deri tek softuerët për produktivitet në zyrë.

Ngjashëm me WebTop, ndërfaqja primare e Androidit është ende e kontrollueshme në një nën-dritare, duke jua mundësuar që t’i mbani aplikacionet e tanishme së bashku me këto programe të Linuxit.
Përkundër kësaj shtyrje të Ubuntus gjatë hyrjes dhe daljes, telefoni duket të funksionoj mjaft mirë. Duke marrë parasysh tërë atë që duhet të zhvillohet prapa skenave për të pasur çdo gjë duke funksionuar si kjo, është ende gjë mjaft mbresëlënëse.
--

Videoja është në portugalisht, kështuqë është pakëz e vështirë që të përcillet. Por duke gjykuar vetëm nga ajo që mund të shohim në ekran, mund të jemi mjaft të ngazëllyer me të dëgjuar për Ubuntun për Android, veçanërisht se si mund të instalohet në telefona.
A e lexove te gjithe postimin? Nqs PO atehere bej per te kuptuar edhe ne pasi po bejme nje sondazh. FLM

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"