BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Sony Xperia Tablet ofron Tegra 3

Sony Xperia Tablet ofron Tegra 3

Written By Unknown on 8/02/2012 | 4:08 PM


Sony Xperia Tablet, përfshinë një Nvidia Tegra 3 SoC dhe një Android 4.x, të cilat janë të azhurnuara nga versioni i mëparshëm që përmbante një Tegra 2 dhe Android 3.x. Ende është e paqartë nëse eksporti i tabletës do të vijë me një Cream Sandwich (4.0) apo Jelly Bean (4.1). Versioni i fundit u shfaq në qershor dhe doli vetëm për disa pajisje, një pjesë shumë të vogël si produket e Google.
--
Tegra 3 sjell me vete përmirësime të mëdha në performansën CPU dhe GPU, duke e kaluar paraardhësin e tij, duke qenë gati 5-herë më e mirë, kjo bazuar në testet e bëra për produktin në fjalë. Edhe pse SoC më i fundit i Nvidia përkrahë teknologjinë Wi-Fi të Alliance Miracast, thuhet se Xperia do të jetë në përputhshmëri me DLNA.
--

Megjithëse nuk duket shumë ndryshe, korniza prej alumini 8.8mm i Xperia është 42% më i lehtë se Tablet S. Sony gjithashtu është duke përgatitur një mbulesë tastiere të ngjashme me atë të Microsoft Surface. Zgjidhja e Sony nuk mbulon vetëm pjesën e përparme, por ajo zgjerohet edhe në pjesën e pasme dhe shërben si mbajtëse.
--

Xperia, gjithashtu, ka një bateri 6000mAh e cila ofron deri në 10 orë shfletim në Internet. Tiparet tjera përfshijnë një lexues SD, bokse stereo, një kamera 8MP në pjesën e pasme dhe 1MP në atë përpara. Lidhja 3G thuhet se do të shfaqet, por nuk është ende e sigurtë. Pajisja pritet të dalë në treg në versionet 16GB, 32GB dhe 64GB me çmimet përkatëse 449.99$, 549.99$ dhe 649.99$, 50$ më pak se gjenerata e tretë e iPad
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"