BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Ktheni audiot në tekste për Chrome

Ktheni audiot në tekste për Chrome

Written By Unknown on 8/06/2012 | 3:13 PM

Nëse ndonjëherë keni dashur që të bëni bartjen e një audio-incizimi në tekst, me siguri se do ta pëlqeni këtë aplikacion të vogël për Chrome.


I synuar për gazetarë, studentë apo këdo qoftë që ka nevojë të bëjë shndërrimin e intervistave, ligjëratave, apo gjërave të ngjashme, në formë të shkruar,
Transcribe bën saktësisht çfarë thotë në vetë emrin e vet. Dhe është shumë i lehtë për t’u përdorur.
--

Ju mund t’i qaseni aplikacionit përmes dyqanit të aplikacioneve për Chrome, ose thjeshtë të shkoni drejtpërdrejt në Ueb faqen, dhe shtojeni atë në shiritin e veglave për të pasur një qasje të lehtë.
Transcribe është përshtatur në Google Chrome sepse aplikacioni i Uebit kërkon funksionimin e HTML5.
Vlenë të ceket që Transcribe funksionon tërësisht offline.
--

Ja se si funksionon. Ju e zgjidhni një skedar nga kompjuteri juaj – mp3 ose WAV:


Kur të keni zgjedhur një skedar, një audio lëshues paraqitet në pjesën e sipërme të ekranit, që pastaj mund të kontrollohet duke përdorur tastet në tastierë:

-Esc: Pauzë/Rilëshim
-F1: Ngadalësim
-F2: Shpejtim
-F3: Ktheni 2 sekonda
--

-F4: Shtyni përpara 2 sekonda përpara
Ju i shkruani tekstet në shfletues dhe kur, ta keni kryer, ju mund të bëni kopjimin/vendosjen e tekstit në WordPress, Word ose kudo tjetër që keni nevojë ta përdorni atë.
Është thënë që aplikacioni Transcribe për iPhone dhe Android është në rrugë e sipër, që do t’jua mundësoj përdoruesve të incizojnë intervista me smartfonin e tyre dhe aplikacioni automatikisht do të ngarkoj incizimin në llogarinë e tyre në Transcribe. Ai pritet të lëshohet gjatë fundit të këtij muaji. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"