BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Hakerët kanë hyrë në llogaritë e zyrtarëve të BE-së

Hakerët kanë hyrë në llogaritë e zyrtarëve të BE-së

Written By Unknown on 8/02/2012 | 4:15 PM


Grupi i kompanive amerikane për siguri në internet kanë zbuluar se një grup hakerësh i njohur me emrin “Koment” vitin e kaluar ka arritur të futet në llogaritë e zyrtarëve evropian.

Hakerët verën e kaluar, në afat prej dhjetë ditësh gjatë korrikut, siç transmeton agjencia Blumberg, kanë hyrë katër herë në llogari të 11 zyrtarëve të BE-së, në mesin e të cilëve është edhe presidenti i Këshillit, Herman van Rompuy dhe këshilltarët e tij.
--

Ata i janë qasur rrjetit të Këshillit të Evropës katër herë vitin e kaluar në ora 9, më 8, 11, 13 dhe 18 korrik.

--
Hakerët, siç njoftohet, kanë parë edhe komunikimin intern të 11 zyrtarëve të BE-së të cilët merret me çështje ekonomike, të sigurisë dhe punëve të jashtme.

Gjithashtu ata kanë hyrë edhe në 17 adresa të postes elektronike duke marrë edhe dokumente të rëndësishëm, thekson Blumberg.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"