BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Facebook fiton emrin e domenit FacebookConnect.com

Facebook fiton emrin e domenit FacebookConnect.com

Written By Unknown on 8/06/2012 | 3:16 PM


Pas dorëzimit të një ankese me Forumin Kombëtar Arbitrar në fund të muajit qershor, Facebook ka siguruar emrin e domenit FacebookConnect.com.
Ishte një fitore e lehtë, natyrisht, sepse emri “Facebook” mbrohet dhe është mjaft i njohur.
Facebook Connect, për pjesën e vet, është një varg i API-ve që jua mundëson anëtarëve të rrjetit Facebook të qasen në Ueb faqet e palës së tretë, aplikacioneve, pajisjeve mobile dhe sistemeve të lojërave me profilin e tyre në FB. Në fillim ishte lajmëruar në majin e vitit 2008.
--
Çuditërisht, ashtu siç mund të duket, ju në fakt nuk do të gjeni më ndonjë përmendje të drejtpërdrejt të Facebook Connect në Ueb faqen e zhvilluesve të ndërmarrjes.
Sidoqoftë, ankesa e ngritur nga Facebook nuk morri ndonjë reagim nga poseduesi, kështuqë Forumi vendosi që emrin e domenit t’ja bartë ndërmarrjes Facebook.

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"