BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Amazon lëshon studion e lojërave

Amazon lëshon studion e lojërave

Written By Unknown on 8/08/2012 | 9:27 AM


Amazon lëshon studion e lojërave
Amazon me paraqitjen e departamentit të vet të ri, të quajtur Amazon Game Studio po provon të futet në tregun e lojërave sociale.
Në një postim në blog, ndërmarrja thotë që studioja do të zhvilloj “lojëra inovative, argëtuese dhe të rregulluara mirë”.
“Ne e dimë që konsumatorëve të Amazon u pëlqen të luajnë lojëra, andaj ne besojmë që mund të ofrojmë një përvojë të shkëlqyer lojërash ku lojtarët dhe konsumatorët tanë mund të luajnë në çdo kohë,” thuhet në postim.
Ndërmarrja me seli në Seattle, e paraqiti lëshimin e vet të parë madhor të titulluar Living Classics, ditën e hënë. Në këtë lojë, një familje dhelprash vijnë përgjatë skenave të animuara me shumë ngjyra nga librat e tyre të pëlqyer, duke përfshirë Liza në Botën e Çudirave, Magjistari i Ozit dhe Mbreti Artur.
Lojtarët duhet të ndihmojnë ribashkimin e dhelprave duke i ndihmuar në shpërnguljen e objekteve.
Loja poashtu përfshinë edhe veçori tjera, si vizita lojërave të tjera (ose “shokëve”) dhe shpërndarja e shpërblimeve të fituara.
Më poshtë mund të shihni disa pamje nga loja Living Classics.
--
Amazon i ka kapur lojtarët në media sociale, me një faqe në Facebook që për momentin ka 226 pëlqime. Ju gjithashtu mund ta luani lojën falas, në Facebook, duke klikuar këtu.
--
Studioja e re e lojërave nga Amazon mund të paraqes më tepër probleme dhe sfidë për Zyngan, që është ndërmarrja që merret me zhvillimin e lojërave sociale. Në fundit të muajit të kaluar, aksionet e Zyngas ranë afërsisht për 40 për qind vetëm për pak orë, pas lëshimit të raportit nga ndërmarrja për fitimet e arritura në çerekun e dytë të vitit 2012.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"