BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Testohet “Terabit Wireless”

Testohet “Terabit Wireless”

Written By assange on 7/08/2012 | 8:05 PM


Shkencëtarët amerikanë dheizraelitë kanë zhvilluar një sistem të ri të bartjes pa tela të tëdhënave përmes snopit të përdredhur të dritës, i cili do tëmund të ofronte një bandwidth të të dhënave deri 2,5 terabitë në sekondë, teorikisht natyrisht. Për ta ilustruar më lehtë kjo do të thotë se do të mundësonte bartjen e shtatë filmave Blu-ray për një sekondë.

Mënyra e re e bartjes së të dhënave shfrytëzon momentin rrotullues (orbital angular momentum – OAM) për t’u ndërlidhur më shumë sinjale në një rrjedhë. Hulumtuesit duke shfrytëzuar momentin rrotullues kanë ndërthurur së bashku tetë 300 Gbps të dhëna drite në hapësirë prej një metri, me çka kanë arritur shpejtësinë prej 2,5 terabitësh në sekondë. Në këtë projekt kanë punuar vetëm një muaj, por kanë dëshmuar që shfrytëzimi i momentin rrotullues është i dobishëm për këtë qëllim, dheqë herën tjetër do të rrisin distancën e bartjes e cila tani për tani është vetëm një metër dhe nuk është edhe aq e dobishme. Po ashtu, ata theksojnë që duke përdorur këtë teknologji, numri i madh i protokolleve klasike për transfer, siç janë Wi-Fi dhe LTE, do të und të ndërthuren për të arriturshpejtësi më të mëdha, pa pasur nevojë për zgjerimin e spektrit.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"