BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Si te mbroni llogarine tuaj me nje fjalkalim te veshtire?

Si te mbroni llogarine tuaj me nje fjalkalim te veshtire?

Written By assange on 7/07/2012 | 1:16 AM


Sa lehtë mund të thyhet fjalëkalimi juaj?
Thyerjet e kodimeve që po ndodhin kohët e fundit si ato të LinkedIn dheeHarmony.com, kanë hapur debat në mesin e të apasionuarve të informatikës. Disa prej tyre mbështesin teorinë që nuk ndikon lloji i fjalëkalimit, dmth. gjatësia e tij apo llojet e karaktereve. Në fakt, e vërteta është se ato përbëjnë një ndryshim të madh.
Shtimi i një simboli në fjalëkalim e heq mundësinë e një sulmi sipas fjalorit, dmth. përdorim fjalësh që janë në fjalor. Kjo e bën shumë herë më të vështirë hakimin e fjalëkalimit. Më poshtë kemi renditur kombinimet e fjalëkalimeve, dhe sa kohë do të duhej për t'i thyer ato duke provuar të gjitha mundësitë me rradhë.
Fjalëkalime pa simbole dhe pa shkronja të mëdha
6 Karaktere: 2.25 miliardë kombinime të mundshme
-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekondë: 3.7 javë
-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 0.0224 sekonda
-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 0.0000224 sekonda
10 karaktere: 3.76 trilionë kombinime të mundshme
-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 3.7 javë
-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 10.45 orë
-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 37.61 sekonda
Tani duke shtuar simbole, rrjedhimisht edhe fjalëkalimi bëhet më i vështirë
6 Karaktere: 7.6 trilionë kombinime të mundshme
-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 2.4 shekuj
-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 1.26 minuta
-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 0.0756 sekonda
 10 karaktere: 3.76 trilionë kombinime të mundshme
-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 54.56 milionë shekuj
-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 54.46 vjet
-Hakim offline duke perdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 2.83 javë
 Doni një sugjerim? Krijojeni fjalëkalimin me 10 karaktere, në fund shtojini dhe një simbol
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"