BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Samsung përgatit modelin Gogh

Samsung përgatit modelin Gogh

Written By Unknown on 7/26/2012 | 2:32 PM



Me sa duket, Samsung po bëhet gati të lansojë një model të ri të telefonit Android, përkatësisht modelin Samsung SPH-L300, i cili është i njohur edhe me emrin Gogh.
Sipas raporteve të fundit mediale, Samsung Gogh tashmë është bërë gati për shitje përmes Now Network, dhe i njëjti do të ofrojë mbështetje për rrjetin 4G LTE të Sprint.

Samsung Gogh do të përmbajë Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në teknologjinë Super AMOLED me rezolucion WVGA prej 800 x 480 pikselëve.


Modeli i ri i telefonit të Samsung gjithashtu do të posedojë edhe procesorin dual core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon S4, 1GB RAM, kamerën e pasme me 5 megapiksel me butonin e dedikuar për kamerë, si dhe NFC e Google Wallet.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"