BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Punësim dhe jo burg për hakerët si McKinnon

Punësim dhe jo burg për hakerët si McKinnon

Written By Unknown on 7/13/2012 | 5:56 PM

Punësim dhe jo burg për hakerët si McKinnon

Një zyrtar i mbrojtjes virtuale në ShBA e ka quajtur absurd ekstradimin e hakerit anglez Gary McKinnon duke shtuar se në këtë mënyrë ulet dhe vihet në rrezik siguria e mbrojtes amerikane.


Sipas John Arquilla, analist dhe profesor i mbrojtjes shtetërore, ShBA duhet të rekrutojnë hakerë si McKinnon dhe jo t'i burgos ata, në mënyrë që ata të ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes virtuale amerikane.
"Mendoj se është qesharake. Ata po përpiqen të përdorin metoda frikësuese që nuk do të funksionojnë". McKinnon rrezikon 70 vjet burgim për atë çfarë është quajtur si hakimi më i madh ushtarak i të gjitha kohërave, pavarësisht përkrahësve që thonë se ai thjeshtë po kërkonte të dhëna për botën jashtëtokësore.
Arquilla tha se ShBA duhet të krjojnë një qendër të llojit "Bletchley Park", ku hakerët mblidhen dhe trajnohen, duke vënë gjithashtu në dukje se ShBA-të po ngelen pas Rusisë dhe Azisë në garën virtuale.
Ai tha se janë vetëm rreth 100 hakerë profesionistë në gjithë botën, shumica e tyre në Evropën Lindore dhe Azi, dhe më një bashkëpunim apo konsezus ata mund të afrohen tek ne, por vetëm nëqoftëse ndryshon mentaliteti ushtarak.
"Le të themi që në disa vende gjen persona me vathë dhe qethje jo normale. Por shumicën e këtyre personave nuk mund t'i identifikosh në mënyrën tradicionale. Ne na duhet një intstitucion i ri që na mundëson t'u afrohemi atyre," përfundoi Arquilla.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"