BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Përdorimi i Google+ ka arritur majat

Përdorimi i Google+ ka arritur majat

Written By Unknown on 7/31/2012 | 6:40 PM

Sipas vëzhguesit të trafikut të internetit, comScore, rrjeti social Google+, që në fundin e muajit qershor i mbushi një vit, ka parë një ngritje madhore në gjashtë- shtatë muajt e kaluar.

Sipas comScore, numri i të gjithë vizitorëve unik në Google+ në Shtetet e Bashkuara shkoi nga 15.2 milionë sa ishte në nëntorin e vitit 2011, në 27.7 milionë në qershorin e këtij viti. Kjo paraqet një ngritje prej 82 për qind.

Sipas raportit nga comScore, në mbarë botën, vizitorët e Google+ shkuan nga 66.7 milionë në 110.7 milionë në të njëjtën periudhë kohore, duke shënuar kështu një ngritje prej 66 për qind.
“Kjo është mbresëlënëse,” tha Zeus Kerravala, i cili është analist nga ZK Research. “Unë supozoj që ka vend për një tregtar tjetër të rrjetit social.”

Rrjeti social i Google kishte lajme të mira më herët gjatë këtij muaji. Indeksi i Pëlqimit nga Konsumatori Amerikan lëshoi një sondazh duke shfaqur 78 pikë që në paraqitjen e parë të Google+ në sondazh, ndërsa vlerësimi në bazë të pëlqimit nga përdoruesit për rrjetin Facebook shënoi rënie për 8 për qind gjatë vitit të kaluar, në 61 pikë nga 100 gjithsejt.

Kerrvala tha që Facebook mund të jetë rrjeti më i madh social në botë me më tepër se 900 milionë përdorues nga e mbarë bota, por rrjeti Google+ së fundi ka marrë një numër të madh klikimesh. 
A e lexove te gjithe postimin? Nqs PO atehere bej per ta kuptuar edhe ne pasi po bejme nje sondazh...

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"