BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Në vitin 2050, meshkujt do "tradhëtojnë" me prostituta robotë

Në vitin 2050, meshkujt do "tradhëtojnë" me prostituta robotë

Written By Unknown on 7/15/2012 | 4:11 PM




Vjen një kohë kur edhe tradita më të lashtë rinovohet. Në të ardhmen e afërt edhe puna më e vjetër do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Prostitutat të cilat do të zëvendësohen nga robotët e seksit, të programuar për të kënaqur dëshirat seksuale të njerëzve të ndryshëm. Ideja për të ndërtuar robotë,të projektuar ekskluzivisht për kënaqësinë seksuale të njeriut, nuk është e menduar vetëm në këto kohë.



Profesori Ian Yeoman dhe seksologia e njohur Michelle Mars, të dy nga Victoria University shpjegojnë një të ardhme komplet të robotizuar. Ata sugjeruan se rreth viteve  2050, Amsterdami do të jetë i populluar vetëm nga prostituta robotë, të sigurtë nga pikëpamja e shëndetit dhe të aftë për të përmbushur të gjithë presionin seksual të njeriut. Në librin ‘Robot, Uomini e Turismo Sessuale’,  të dy autorëve Yeoman dhe Mars tregojnë se nevoja për të eliminuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe për të shkatërruar trafikimin e pashmangshëm të femrave nga Evropa Lindore, natyrisht që do të çojë në formimin e një ushtrie të tërë me prostituta robot.

Prostitutat e së ardhmes nuk do të jenë të vetë-punësuara, do të menaxhohen nga autoritetet lokale, të cilat do të kenë barrën e përcaktimit të llojit të shërbimit të ofruar dhe çmimet. Robotët e seksit do të jenë të ndërtuar nga një fibër e aftë të rezistojë të gjitha baktereve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nga njerëzit. Aq më tepër, shpjegojnë autorët e librit, që seksi me një robot nuk mund të quhet tradhti. “Seksi me një robot është një seks i sigurt, individi ndjehet i lirë nga çdo lloj obligacioni, masash dhe pasigurish që ekzistojnë në  një marrëdhënie të vërtetë’, argumentojnë autorët.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"