BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Kamerat e sigurise do te zbulojne krimet edhe para se te ndodhin

Kamerat e sigurise do te zbulojne krimet edhe para se te ndodhin

Written By assange on 7/07/2012 | 12:16 PM



Gjenerata e re e kamerave të kompjuterizuara do të mund të vërejnë nëse dikush është terrorist ose kriminel edhe para se të kryejë ndonjë krim.
Pajisjet do të vendosen në vendet siç janë stacionet e trenit ose ndërtesat publike, ku do të skanojnë kalimtarët dhe analizojnë sjelljen e tyre. Duke shfrytëzuar një numër të madh të parametrave për sjellje ‘normale’, në rast dyshimi, kamera e sigurimit do të dërgojë mesazhin apo alarmin për rrezikun.

BRS Labs, prodhuesi i kamerave, tashmë ka vendosur këto pajisje nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kamerat gjenden në atraksionet turistike, ndërtesat e qeverisë dhe bazat ushtarake. Ekzistojnë plane për vendosjen e kamerave edhe në automjetet e transportit publik, transmeton Daily Mail.
Kamerat mund të përcjellin deri 150 njerëz në çdo moment në kohë reale, ndërsa gjatë përdorimit do t’u rritet baza e të dhënave për sjelljen e dyshimtë të njerëzve, sipas së cilës do të vendosin nëse dikush është i dyshimtë apo jo. Sipas raporteve nga BRS Labs, kamerat do të kenë mundësi të mësojnë nga ajo që vërejnë apo vrojtojnë.
Duke iu falënderuar teknologjisë së avancuar, me ndihmën e së cilës janë krijuar, kamerat do të munden të kompensojnë mungesën e dritës, çka në mënyrë të shtuar redukton nevojën për monitorim nga njeriu
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"