BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Janë vjedhur 1.5 milion numra të kartave të kreditit

Janë vjedhur 1.5 milion numra të kartave të kreditit

Written By assange on 7/06/2012 | 11:16 PM




Global Payments publikoi se nga sistemi i tij janë vjedhur deri në 1.5 milion karta të kreditit.
Kompania e specializuar për përpunimin e transaksioneve me kartela beson se nuk janë vjedhur edhe të dhënat tjera në lidhje me shfrytëzuesit e tyre, siç janë emrat, adresat ose numrat e sigurimit.
Krejtësisht me këtë incident të sigurisë janë prekur deri në 1.5 milion numra të kartave të kreditit Visa dhe MasterCard. Gjithashtu theksohet se besohet se incidenti është i kufizuar vetëm në Amerikën Veriore.
Natyra e incidentit, për të cilin fillimisht thuhej se prek vetëm 50,000 numra të kartave të kreditit, nuk është publikuar. Vetëm theksohet se besohet se është parandaluar shpërndarja e mëtejme e incidentit, dhe se kompania është duke bashkëpunuar me palët e treta për të hetuar incidentin dhe për të minimizuar pasojat për shfrytëzuesit. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"