BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » IOC bllokon videot e paautorizuara në YouTube

IOC bllokon videot e paautorizuara në YouTube

Written By Unknown on 7/29/2012 | 4:37 PM

Të gjithë e kemi ditur se organizatorët e Lojërave Olimpike do të tregoheshin të rreptë në lidhje me përmbajtjet e paautorizuara, veçanërisht në ato të publikuara në mediat sociale. Dhe provat u shfaqën që sot: dhjetëra video të bllokuara e të fshira në YouTube.

Videot që lidhen me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër lejohen vetëm nga transmetues zyrtar si psh. BBC, ndërsa ato të ngarkuara nga përdorues të thjeshtë kanë filluar të eliminohen gradualisht.
Psh. videoja më e kërkuar e momentit, ajo Mbretëresha shoqërohet nga aktori që interpreton James Bond në filmat e Agjentit 007, Daniel Craig, është fshirë nga ngarkimet e të gjithë përdoruesve që e kanë regjistruar nga BBC dhe e kanë ripostuar, veprim ky që cënon rregullat e YouTube.
Ndërkohë ende nuk është bërë e qartë nga YouTube nëse do të lejohen videot e regjistruara dhe të ngarkuara në faqe nga spektatorët e pranishëm në eveniment.
Megjithatë, tek disa faqe të tjera si Daily Motion, ka më tepër shanse për të gjetur disa pjesë nga aktivitete të ndryshme të Lojërave
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"