BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Intel u kërkon prodhuesve të ultrabookëve të adaptojnë paraqitjen 3D

Intel u kërkon prodhuesve të ultrabookëve të adaptojnë paraqitjen 3D

Written By Unknown on 7/13/2012 | 9:32 AM


Sot është shumë lehtë të gjesh një ultrabook me çmim më të ulët se 1000 dollarë, por mos u habisni nëse gjenerata tjetër e modeleve të ultrabookëve vjen me çmime shumë herë më të larta për shkak të cilësisë më të mirë duke përfshirë funksionalitetin e ekranit me prekje dhe përkrahjen 3D.
Aftësitë e ekranit me prekje po jepen, duke përfshirë dhe Microsoft Windows 8, por mesa duket Intel po kërkon dhe ekrane 3D.
Sipas Digitimes, ky është njëri nga disa sugjerimet që Intel po jua rekomandon prodhuesve të ultrabookëve në përgatitjen e modeleve të reja që po ndërtohen duke përfshirë paltformën e re Haswell më 2013.
Intel kërkon të shohë ultrabookët e rinj të kenë një rezolucion super të lartë, me shumë se 1366x768p, pra të kenë një harduer që përballon një madhësi ekrani Full HD 1920×1080. 
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"