BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Instagram me 80 milionë përdorues

Instagram me 80 milionë përdorues

Written By Unknown on 7/29/2012 | 12:05 PM

Gjiganti i ardhshëm i rrjetit social është afër syve tanë, i njohur si aplikacioni për celularë për filtrim dhe shpërndarje të fotografive, Instagram.

Megjithëse ishte lëshuar në tetorin e vitit 2010, ai ka arritur 80 milionë përdorues në më pak se dy vite. Rrjetit Facebook i’u deshën 4 vite që pas lansimit të vet fillestar dhe rrjetit Twitter 5 vite para se baza e përdoruesve të tyre të arrinte shifrën 100 milionë, kështuqë edhe me 20 milionë përdorues më tepër, Instagram do të arrijë 100 milionëshin.

Nuk do të ishte befasi nëse ky aplikacion e arrin këtë përpara 2 vjetorit të daljes për publikun, pasiqë baza e vet e të dhënave është rritur për 166 për qind pas hapjes në dy platformat për celularë, iOS dhe Android, e poashtu edhe blerja nga Facebook gjatë prillit të këtij viti.

Për gjashtë muaj, Instagram ka marrë 15 milionë përdorues pastaj për periudhën prej 2 muajve ka marrë 20 milionë dhe më vonë 30 milionë që nga qershori i këtij viti.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"