BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Google ka paguar 5.5 miliardë për patentat e Motorola’s

Google ka paguar 5.5 miliardë për patentat e Motorola’s

Written By administrator on 7/27/2012 | 9:48 AM


Gjatë muajit maj, Google e pati blerë kompaninë Motorola në një marrëveshje e cila i ka kushtuar asaj rreth 12.4 miliardë dollarë, ndërsa bashkë me këtë blerje të Motorola’s, Google gjithashtu ka blerë edhe portfolion e patentave të kompanisë amerikane të pajisjeve mobile.


Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, nga 12.4 miliardë dollarë që Google ka paguar për blerjen e Motorola’s. rreth 5.5 miliardë prej kësaj shume është paguar për patentat e Motorola’s.
Do të jetë interesante të shihet nëse vlera e patentave të vlefshme me mbi 5.5 miliardë dollarë do t’i hyjë në punë kompanisë Google, e cila kohëve të fundit është duke u angazhuar që t’i mbrojë patenat e sistemit të saj operativ Android, nga rivalët e saj direkt sikurse kompania Apple.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"