BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Firefox Add-Ons mbi 3 miliardë shkarkime deri tani

Firefox Add-Ons mbi 3 miliardë shkarkime deri tani

Written By Unknown on 7/28/2012 | 2:45 PM


Dihet tashmë se add-ons (shtojcat) që instalohen në Firefox janë një pjesë e rëndësishme e shfletuesit dhe rrisin popullaritetin e tij. Këtë javë Mozilla ka zbuluar disa të dhëna që vërtetojnë këtë fakt.

Gjatë kësaj jave u arrit shkarkimi i tre miliardtë i një shtojce të Firefox. Këtë postim ka bërë Mozilla në blogun e saj të enjten. Kjo shifër është afërsisht sa gjysma e popullsisë së botës dhe kalon numrin e njerëzve që përdorin internetin (2.27 miliardë).
“Ky moment historik për ne u bë i mundur falë qindra miliona përdoruesve të Firefox dhe mbi 25,000 zhvilluesve të shtojcave në të gjithë botën”, u shpreh Erica Jostedt, në emër të kompanisë.
Galeria e Firefox Add-ons hyri në Ueb për herë të parë në vitin 2004, për t’iu mundësuar përdoruesve të rrisnin funksionalitetin e shfletuesit dhe për t’i shtuar atij karakteristika në bazë të preferencave.
Disa fakte interesante:
  • Sot, mbi 85% e përdoruesve të programit kanë të instaluar të paktën një shtojcë.
  • Shumica prej tyre ka të instaluara mesatarisht 5 shtojca.
  • Më të popullarizuarat janë AdBlock Plus, Firebug, NoScript, Personas Plus dhe Video DownloadHelper.
  • Fushat e shtojcave më të shkarkuara janë privatësia dhe siguria, mjetet e kërkimit, etiketimet dhe temat.
  • Firefox është shfletuesi i parë që prezantoi shtojcat për kompjuterët dhe celularët.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"