BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Facebook mundëson modifikimin e komenteve

Facebook mundëson modifikimin e komenteve

Written By Unknown on 7/22/2012 | 8:42 AM


Facebook mundëson modifikimin e komenteve
Të gjithë e kemi përjetuar këtë problem, kemi shkruar diçka gabim dhe kemi dashur ta modifikojmë. Por deri tani Facebook nuk na e ka ofruar këtë mundësi. E vetmja zgjidhje ishte të fshije komentin dhe ta shkruaje sërish nga fillimi.
Por, duke nisur nga dita e enjte e kësaj jave, të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të modifikojnë komentet e tyre. Opsioni shfaqet në anën e djathtë të komentit, përmes një ikone të ngjashme me një laps. Pas klikimit, ju shfaqen dy alternativa – të modifikoni apo ta fshini komentin.
Faqja do të mbajë edhe një listë me të gjitha modifikimet që i janë bërë një komenti. Në këtë mënyrë, nëse dikush pëlqen një koment dhe më pas ai modifikohet, përdoruesit mund të shohin të plotë të gjitha ndryshimet që i janë bërë atij komenti.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"