BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Facebook me 5 role të reja për zotëruesit e FanPage-ve

Facebook me 5 role të reja për zotëruesit e FanPage-ve

Written By administrator on 7/06/2012 | 4:42 PM



Pas problemeve që pati 24 orët e fundit, duket se Facebook e ka “arsyetuar këtë vonesë”, duke vënë në dispozicion nga 1 qershori 2012, 5 role të reja për administratorët. Me këtë hap, Facebook e ka kuptuar rëndësinë e sigurisë për bizneset dhe menaxhimin e Fanpage-ve. Veprimet që deri dje ishin të mundura vetëm përmes aplikacioneve të dorës së tretë (third party apps), sot e tutje do të mund të bëhen nga vetë administratori në Facebook. 

Administratorët e FanPage-ve nuk do të kenë më dilema dhe as dyshime gjatë shpërndarjes së të mirave te administratorët e tjerë. Facebook ka vënë në dispozicion disa kategori të ndryshme:Menaxheri, Krijuesi i përmbajtjes (Content creator), Moderatori, Reklamuesi (Advertiser), Analisti i statistikave (Insights Analyst). 
Privilegjet më të mëdha janë për menaxherin, të cilat vijnë nga krijuesi i përmbajtjes, moderatori, reklamuesi dhe analisti i statistikave. Tabela e mëposhtme i sqaron të gjitha privilegjet e mundshme me ndryshimin e ri: 
Megjithatë, Facebook nuk ka kufizuar numrin e mundshëm të administratorëve. 
Me këtë ndryshim është krijuar një rrezik për zotëruesit e faqeve, të cilët kanë mundur të kenë administratorë të ndryshëm dhe këto ndryshime i ka marrë vesh vetëm përmes postës elektronike (e-mailit). Me këtë ndryshim, Facebook i ka lejuar secilit administrator të ketë mundësi të fshijë apo të ndryshojë privilegjet e administratorit tjetër. Madje, ka lejuar të fshihet njëri nga administratorët, gjë që ka shtuar rrezikun për zotëruesit e Fanpage-ve. 
Mundësia e parandalimit të humbjes së faqes mbetet vetëm ajo e identifikimit të të dhënave personale, nëse janë qenë të evidentuara, siç janë telefoni apo e-maili personal.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"