BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Emrat kodues të Microsoft– Një histori vizuale

Emrat kodues të Microsoft– Një histori vizuale

Written By administrator on 7/09/2012 | 12:17 PM


Gjatë 37 vitesh ekzistence, Microsoft nuk ka krijuar vetëm teknologji që kanë formësuar botën tonë, por gjithashtu ka ofruar edhe disa nga emrat kodues më të paharrueshëm në biznesin e teknologjisë. CIO ju sjell historinë e këtyre emrave kodues nga Microsoft.


Opus (Word për Windows)
Fillimisht i zhvilluar si Word nga Charles Simon, në vitin 1981, përpunuesi i fjalëve i Microsoftit së shpejti do të emërohet si Microsoft Word pas lansimit për Xenix dhe MS-DOS. Për një kohë, version i Word për Mac, ishte maja e popullaritetit. Por përpunuesi i fjalëve erdhi me emrin Word për Windows gjat lansimit të vitit 1989. Me lansimin e Windows 3.0 në vitin 1990, Word u bë lider në treg për kompjuterët e IBM-it.
Thunder (Visual Basic 1.0)
Visual Basic 1.0 kishte emrin Project Thunder derisa u bë lansimi i tij për Windows në ngjarjen për teknologji në Comdex/Windows Word në vitin 1991. Një version për DOS do të vinte më pas në vitin 1992. Visual Basic kombinoi gjeneratorin e ndërfaqes merr-dhe-vendos Ruby (nuk ka ndonjë lidhje me gjuhën programuese Ruby), të dizajnuar nga Alan Cooper dhe ndërmarrja e tij Tripod me makinën Embedded BASIC që Microsoft e kishte dizajnuar për një sistem të braktisur të të dhënave të quajtur Omega
Daytona (Windows NT 3.5)
I quajtur Daytona sepse qëllimi ishte të rriste shpejtësinë e sistemit operativ, Windows NT 3.5 u lansua në vitin 1994. Ai ishte lansimi i dytë i sistemit operativ Windows NT dhe versioni i parë që adaptoi emrat Windows NT Workstation dhe Windows NT Server për edicionet e veta. Lansimi 3.5 përfshinte përkrahjen e integruar për Winsock dhe TCP/IP, duke azhurnuar implementimin e papërfunduar të TCP/IP në Windows NT 3.1.
Chicago (Windows 95)
Lansimi që e vuri Microsoftin në majë dhe e bëri atë mbretin e sistemeve operative, Windows 95 (me emrin kodues Chicago), ishte lëshuar në gushtin e vitit 1995. Ai integroi produktet e MS-DOS dhe Windows, azhurnoi GUI-n dhe përkrahu një arkitekturë prej 32 bitësh. Një numër veçorish “klasike” të Windowsit ishin paraqitur me këtë lansim, duke përfshirë butonin Start dhe menaxherin e skedarëve Windows Explorer. Windows 95 ishte versioni i parë i fokusuar në konsumatorët e sistemit Windows që ishte në fakt sistem operativ në vend të një bërthame që punonte mbi DOS.

O’Hare (Internet Explorer 1)
Së bashku me Windows 95, 1995-ta ishte viti kur u bë lëshimi i një produkti tjetër që do të luante një rol kyc në historinë e ndërmarrjes Microsoft: Internet Explorer 1. I quajtur O’Hare për aeroportin që Microsoft tha që ofronte “një pikë të largimit në vende të largëta nga Çikago,” shfletuesi së pari do të dilte në Microsoft Plus! Për Windows 95. Në këtë kohë, vendimi i Microsoftit për të lidhur shfletuesin pa pagesë me sistemin e vet operativ do të shënonte nisjen e betejave mes shfletuesve, duke përjashtuar Netscape Navigator si shfletuesi kryesues i Uebit.
Janus (Windows 2000 64-bit)
I quajtur Janus (sipas përendeshës romake me dy fytyra, të fillimit dhe tranzicionit), Windows 2000 64-bit ishte sistemi i parë i Windowsit në 64 bit, i lëshuar në vitin 2001 për të përkuar me lëshimin e Merced, që ishte procesori i parë i Intelit, Itanium. Në dispozicion me Windows 2000 Advanced Server dhe Windows 2000 DataCenter Server, Janus shtoi një mbrojtje nga dështimi i sistemit operativ dhe ofroi veçori barazpeshuese për ta bërë sistemin operativ më tërheqës për konsumatorët e Big Iron, e poashtu edhe përditësimet në Active Directory.

Whilster (Windows XP)
Me emrin kodues për vendin e skijimit në British Columbia, Whilster-Blackcomb, Windows XP u lansua në vitin 2001. Ai shënoi herën e parë kur Microsoft ofroi një sistem operativ të orientuar për konsumatorë dhe të ndërtuar në bërthamën e Windows NT. Derisa themelimi i NT-së ofroi efikasitet dhe stabilitet më të mirë gjatë versioneve të kaluara të orientuara për konsumatorë të Windowsit, Microsoft poashtu kërkoi që ta bënte sistemin operativ më tërheqës për nga ana virtuale me një GUI tërësisht të ridizajnuar të bazuar në punë. Windows XP ishte gjithashtu sistemi i parë operativ i Windowsit që përfshiu aktivizimin e produktit në përpjekje për ta luftuar piraterinë.
Tahoe (SharePoint Portal Server 2001)
Duke pasur si cak menaxhimin e portaleve nga lartë-poshtë, menaxhimin dhe kërkimin e dokumenteve, Tahoe ishte ndërtuar në teknologjinë e shpërndarë me Exchange dhe “Digital Dashboard”. Microsoft e lidhi atë me një projekt tjetër, të njohur thjeshtë si “Office Server” (që kishte si cak bashkëpunimin poshtë-lartë), për të krijuar SharePoint Portal Server 2011. Ai është rritur për t’u bërë një zgjidhja kryesuese në kërkimet e ndërmarrjes, menaxhimin e portaleve dhe përmbajtjes. I quajtur sipas liqenit Lahoe në Nevada, emri kodues ishte një vazhdimësi e simpatisë së ndërmarrjes Microsoft për emërimin e projekteve sipas emrit të vendit turistik për skijim.

Rainier (Visual Studio .NET)
I quajtur sipas malit Rainier të Uashingtonit, Visual Studio .NET ishte lëshuar në fillim të vitit 2002 dhe ishte versioni i parë i mjedisit për të kërkuar një platformë të Windowsit të bazuar në NT. Ai paraqiti një mjedis zhvillimi të kodit të menaxhuar duke përdorur kornizën punuese .NET. Për më tepër, në vend se të bënte kompajllimin e programeve në gjuhën e makinës, VS .NET, kompajlloi në Gjuhën e Ndërmjetësuar të Zakonshme (CIL), që do të mund të kompajllohej derisa të ekzekutohej në gjuhën e duhur të makinës për platformën në të cilën ekzekutohej. Kjo e bëri kodin portativ në disa platforma, përfshirë Linux dhe Mac OS X.
Yukon (SQL Server 2005)
I quajtur sipas territorit të Kanadasë, Yukon (një cak i favorizuar nga minatorët e arit), SQL Server 2005 ishte lëshuar në tetorin e atij viti dhe shtoi mbështetje për menaxhimin e të dhënave XML. Ky version i sistemit menaxhues të bazave të të dhënave poashtu paraqiti ndërlidhjen e CLR-së (Runtime të Zakonshëm të Gjuhës), për të mundësuar ndërlidhjen me kornizën e punës .NET. Ai poashtu ishte versioni i parë për të mundësuar një server të bazës me të dhëna për t’u shpalosur përgjatë shërbimeve të Uebit.
Longhorn (Windows Vista)
Ky version i shumëpritur dhe i përkeqësuar i sistemit operativ Windows ishte lansuar 2006 dhe kishte filluar të shitjej gjatë vitit 2007. I quajtur sipas Longhorn Saloon në bazën e malit Whilster (që i’a dha emrin e vet Windows XP-së), PCWorld e cilësoi atë si zhgënjimin më të madh teknologjik të vitit 2007. Edhe InfoWorld e futi atë në mesin e 25 dështimeve të të gjitha kohërave në teknologji. Vista paraqiti stilin Aero dhe synonte të përmirësonte aftësitë për lidhje në rrjet dhe për siguri. Ana kritike e këtij sistemi përfshinte kërkesat e larta në makinë, rregulla kufizuese të licensimit, veçori të bezdisshme nga të drejtat digjitale dhe jopërshtatshmëri me disa harduer dhe softuer.
Viridian (Hyper-V)
Sistemi i virtualizuar i Microsoftit ishte lansuar në vitin 2008. Ai e mori emrin nga një pigment i gjelbër që vinte nga dehidrati i oksidit të kromit dhe shpesh përshkruhej si aq i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Hyper-V është një hypervizor Type-1 që funksionon drejtpërsëdrejti në harduerin e hostit. Microsoft planifikon të bëjë përditësimin e hypervisorit me Windows Server 8.
Vienna (Windows 7)
Windows Vista mund të kishte qenë dështim, por Microsoft i ktheu gjërat në kahun e duhur në vitin 2009 me Windows 7, që është versioni i tanishëm i sistemit operativ. Ai është sistemi operativ që është shitur më së shpejti në historinë e ndërmarrjes Microsoft. Ai e morri emrin nga kryeqyteti austriak Viena, që në vitin 2007 dhe 2008 ishte vlerësuar si i pari për kulturën e vet të inovacionit në Indeksin e Inovacioneve të Qyteteve. Ai u përqendrua në përkrahjen për “shumë-prekje”, një bërthamë të ridizajnuar të Windowsit dhe përmirësime në shiritin me vegla pune dhe në funksionim.
Denali (SQL Server 2012)
I quajtur për Denalin, që është emri origjinal i malit McKinley në Alaska, versioni më i fundit i SQL Serverit ishte lëshuar në marsin e vitit 2012. Microsoft e pozicionoi platformën e bazës me të dhëna për mjediset me misione kritike, duke u përqendruar në shkallëzim, dispozicion dhe rikthim. Një gjë që duhet të përmendet është rruga e re, AlwaysOn, e mbrojtjes së SQL Serverit nga dështimet duke përdorur Grupet në Dispozicion të Bazës me të Dhëna.
Milan (Surface)
Kur bëhet fjalë për tabletin e vet të ri Surface, i cili pritet të lansohet më vonë gjatë këtij viti së bashku me sistemin e ri operativ Windows 8, emri kodues nga Microsoft tregon qëllimet (dhe ambiciet) e qarta: Milan është njohur mjaft gjatë si qendra botërore për modë dhe dizajn. Tableti i ri do të ballafaqohet kokë-më-kokë me iPadin e Apple, që aktualisht është tableti më i popullarizuar në botë. Microsoft është duke shpresuar që të bëjë disa valë të dizajnit të vet me ekranin prej 10.6 inçësh në HD, e poashtu edhe tastierën fizike të ndërtuar nën mbështjellës dhe një “mbajtëse”, që përkrahë ekranin.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"