BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » , » Cfare jane viruset?

Cfare jane viruset?

Written By Unknown on 7/15/2012 | 4:04 PM



Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoje normalisht apo ta shkatroje gjithë sistemin operativ.
Por dëmet mund të jene të ndryshme, ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojne mausin apo tastierën, disa të tjerë pengojne disa programe të funksionojne normalisht, por me të rezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.



Si lindi virusi i parë?

Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojne një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojne njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u vune bazat e virusit. Termin virus, i pari e përdori profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të reprodukohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatik.

Çfare janë viruset?

Virus është fjale e pergjitheshme për programe keqberese qe janë te afte te infektojne kompjuterat dhe te shperndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistet e kompjuterave për te kryer funksione te ndryshme. Viruset kane për qellim demtimin e skedareve, fshirjen e memorjes, pergjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalesimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Virusi i parë informatik “Brain”.

Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketes dhe te hard diskut. Qellimi i tij nuk ishte që ti shkatronte të dhënat por vetem ,të afishonte një reklame të tyre ! Vetem pas dy vjetesh lajmërohet antivirusi i parë për ta decaktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetem disa orë për ta gjetur antivirusin.

Me shfaqjen e virusit Melissa merr fund epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në menyre manuale, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur ne një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në bllokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"