BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Bien çmimet e AMD Radeon HD 7970, 7950 & 7870

Bien çmimet e AMD Radeon HD 7970, 7950 & 7870

Written By Unknown on 7/18/2012 | 6:22 PM


Pyetja më e shpeshtë që i bëjnë njerëzit vetes është: “A duhet të bëj azhurnime?”
Përgjigja kurrë nuk është e thjeshtë, AMD sapo lajmëroi se të gjithë ata që duan të blejnë GPU të reja bëjnë mirë të mbajnë shënime. Me sa duket çmimet e tyre do të pësojnë ulje të mëtejme, dhe këtu po flasim për serinë 7000. Arsyeja për këtë ulje çmimesh nga AMD, sigurisht është konkurrenca e fortë nga nVidia.
Duket se bashkë me uljet e çmimeve, AMD do të vazhdoj të ofroj lojëra falas bashkë me GPU-të e saj. Këtu përfshihet “Three For Free” me serinë HD 7900, dhe DiRT Showdown për kartelat e serive 7800 dhe 7900.
Sipas AMD-së, kartela 7970 GHz do të jetë e fiksuar nga fabrika dhe me çmimin 499 dollarësh. Ata që kanë në plan të provojnë overclocking nga ana e tyre nuk do të kenë probleme duke arritur njëkohësisht të ruajnë një pjesë të parave.
Një ulje prej 50 dollarë në Radeon HD 7970 duket e mirë, por vallë për sa kohë këto kartela do vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim, kur gjatë vjeshtes do të lansohen versionet e reja GHz.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"