BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » “Apple” në alarm, hakeri rus vjedh dhe “blenë” produkte falas

“Apple” në alarm, hakeri rus vjedh dhe “blenë” produkte falas

Written By Unknown on 7/16/2012 | 12:18 PM


Një haker rus ka zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të marrë produkte dhe aparate falas, si iPad dhe iPhone nga gjiganti i teknologjisë, “Apple”, madje këtë ua sugjeron edhe të tjerëve në “YouTube”.
Teknika e  tij është potencialisht e dëmshme për zhvilluesit kryesorë të “Apple iOS”, të ardhurat e cilëve varen kryesisht nga mirëmbajtja e të dhënave dhe përmirësimi i sistemeve mbrojtëse.

Përdoruesit duhet të shkarkojnë vetëm certifikatën e sigurisë nga faqja e internetit të hakerit dhe të ndryshojnë mënyrën e lidhjes së internetit me wireles në kompjuterat e tyre.

Hakeri, i cili e quan veten ZonD80, gjithashtu ka postuar një video në “YouTube”, ku njofton metodën e tij, duke e shpjeguar mënyrën se si bëhet.

Por klipi i tij i publikuar është hequr sot nga “YouTube”,  për shkak të kërkesës së bërë nga “Apple”.

Sipas “Huffington Post”, blogu i “Apple 9to5Mac” ka konfirmuar se hakeri punon me disa nga pajisjet e saj që konkurrojnë sistemet iOS3 dhe ato të up-iOS6, dy sisteme shumë të përparuar dhe që konsiderohen si e ardhmja.

Për momentin, uebsajti i “Apple” do të jetë jashtë funksionit për 2 ose 3 ditë, ngaqë serverat e tij të sulmuar nga hakeri rus, duhet të vijnë në gjendjen e mëparshme dhe më të sigurt.

Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"