BREAKING NEWS :

TRANSLATE

Home » » Android rrit përfitimet, iOS mbetet lider

Android rrit përfitimet, iOS mbetet lider

Written By Unknown on 7/26/2012 | 1:54 PM


Sistemi operativ i Apple, iOS për celularë vazhdon të jetë lider në botë edhe pse rivali i tij, Android i Google po i afrohet pak nga pak.

Përdorimi i Android në ndërmarrje, pothuajse është dyfishuar në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas raportit të Good Technology. Smartfonët që operojnë me Android së bashku me tabletët përbënin 36.9% të të gjitha aktivizimeve.
Në vijim janë Samsung Galaxy SII, i ndjekur nga Motorola Droid Razr përkatësisht me 4.6% dhe 3.2%. Android nga ana tjetër, pati një rritje me 10% në krahasim me tremujorin e parë. Megjithatë është Apple ajo që kryeson, me rreth dyfishin e përqindjes së Android. Kjo lidhet edhe me hedhjen në treg të iPhone 4S.
Poashtu, iPad i Apple dhe iPhone 3S, kanë vazhduar të aktivizohen më tepër se Android, Galaxy SII dhe Droid Razr, të gjitha së bashku. Më poshtë tregohet grafiku:
Siç shihet, produktet e Apple, si iPhone 4S dhe iPad 3 kryesojnë përdorimin në ndërmarrje. Poashtu, iPhone 4S përbën rreth 31% të të gjithë pajisjeve mobile nëpër ndërmarrje tremujorin e fundit.
Gjithsesi, tabletët nuk kanë ecur me ritmet që pritej. Shitjet e smartfonëve kalojnë rreth 3 herë ato të tabletëve. Sistemet operative ndahen sipas këtyre përqindjeve: 1.2% Windows Phone, 5.5% Android dhe 94.5% iOS. Gjithashtu, pritet që përqindja e Windowsit të rritet me lansimin në treg të versionit Windows 8.
Së fundmi, sektorët që po përqafojnë gjithmonë e më shumë përdorimin e pajisjeve mobile në industri janë: financat, biznesi, shëndetësia, qeveria etj. Në tremujorin e fundit, sektori publik pati rritje nga 5 në 8% të përqindjes që zë për përdorimin e pajisjeve mobile në industri. Sektori i prodhimit pati rrije nga 4 në 7%, ndërsa ai i shitjeve me pakicë nga 3 në 5%.
Share this post :
 
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"