BREAKING NEWS :

Postimet me te klikuara te javes

TRANSLATE

7 fakte interesante nga Apple me rastin e 7 vjetorit


Ishte data 9 janar 2007 kur Steve Jobs prezantoi për herë të parë iPhone-in para publikut. Që prej asaj date janë hedhur në treg disa modele të ndryshme. Apple ka dërguar për shitje mbi 420 milionë njësi. iPhone shitet aq mirë sa përbën 53% të të ardhurave totale të Apple.
Për të festuar 7 vjetorin e krijimit të iPhone-it, Statiska ka ndërtuar një infografik me 7 fakte interesante lidhur me telefonin tashmë 7 vjeçar.
1. Bazuar në të dhënat e datës 30 shtator 2013, Apple ka shitur mbi 420 milionë iPhone
2. iPhone përbën 53% të të ardhurave të Apple
3. Vetë të ardhurat e sjella nga iPhone (91.3 miliardë $) janë më të mëdha se këto kompani në tërësi: Microsoft (77.9 miliardë $), CocaCola (48 miliardë $), Disney (45 miliardë $)
4. Falë iPhone-it, Apple merr mbi 50% të fitimeve globale të smartfonëve
5. Në vitin 2013, Apple App Store gjeneroi 10 miliardë $ të ardhura
6. Që prej 2008-s, janë bërë mbi 50 miliardë shkarkime në App Store dhe Apple u ka paguar zhvilluesve mbi 15 miliardë $.
7. iPhone 5S është 20% më i lehtë se iPhone i parë, por rreth 40 herë më i fuqishëm.

Anonymous hakon uebfaqen e MIT-së


Anonymous është kthyer sërish dhe ka shpartalluar faqen e projektit për bashkë-prodhime të MIT-së në përvjetorin e vetëvrasjes së Aaron Swartz.
Në po këtë ditë, një vit më parë, Aaron Swartz, që është bashkë-themelues i Reddit-it, Creative Commons dhe Demand Progress, bëri vetëvrasje në qytetin e Nju Jorkut, ku familja e tij beson që ishte për shkak të MIT-së dhe një prokurorimi të ashpër nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Anonymous shpartalloi faqen si pjesë e një fushate të titulluar Operation Last Resort, që ka të bëjë me shpagimin për vetëvrasjen.
“Ne vendosëm ta sulmojmë MIT-në në 2014-tën në përvjetorin me një gjest të dytë për Aaron Swartz http://cogen.mit.edu/ #TheDayWefightback,” thuhet në një cicërimë nga OpLastResort. Më 14 shkurt është përkujtuar si një ditë proteste “Dita Kur Kundërsulmojmë” për nder të Aaron Swartz për të theksuar dhe tërhequr vëmendje në rolin e luajtur nga aktivisti në fitoren ndaj Aktit për Ndaljen e Privatësisë Online.
Kjo nuk është hera e parë që MIT është hakuar si Anonymous, duke e sulmuar edhe dy herë më herët përpara rastit të fundit. Shembulli i parë ishte vetëm pak orë pasi ishte bërë vetëvrasja nga Swartz vitin e kaluar dhe hakimi i dytë, që ishte një sulm i madh, ishte bërë më 22 janar 2013.

Sheshi ne Gjermani merr emrin "Aolf Hitler", Google kerkon ndjese


Google ka kërkuar falje gjatë të premtes, pasi aplikacioni Maps në formë misterioze kishte ri-emëruar një shesh të popullarizuar në Berlin me emrin Adolf Hitler, emërtim i cili ishte përdorur gjatë kohës së nazistëve të Gjermanisë, raporton AFP.
Zëdhënësja e Google, Lena Wagner, thotë që lokacioni, që për momentin është i emëruar “Theodor-Heuss-Platz”, sipas emrit të presidentit të parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, duke u ri-emëruar për disa orë, përpara se të largohet.
Sidoqoftë, ndryshimi arriti të përfshihet në mediat sociale, duke e nxitur kompaninë Google për ta bërë menjëherë ndryshimin.
“Ne ishim të vetëdijshëm për një emër të pavërtetë ose jo të duhur të rrugës në Google Maps dhe e përmirësuam atë menjëherë,” tha zëdhënësja e Google, Lena Wagner.

Android duke ardhur edhe per PC


Gjithmonë e më shumë prodhues kompjuterësh po përpiqen ta sjellin Android-in në desktop, teksa përdoruesit po përdorin gjithmonë e më tepër aplikacionet.
Lenovo dhe Hewlett-Packard (HP) kanë zbuluar tashmë disa PC all-in-one të cilët funksionojnë me Android dhe kanë çmime të lira, gjatë kësaj jave në CES 2014. HP Slate 21 Pro kushton 450 $, ka ekran 21-inç, ndërsa Lenovo N308 kushton 399 $ dhe ka ekran 19.5-inc.
Android përdoret në gjerësisht në shumë tabletë dhe smartfonë në botë, por prodhuesit e PC-ve po përpiqen ta afrojnë atë sa më shumë desktopit, duke krijuar PC që funksionojnë me të. Përdorimi i aplikacioneve po rritet në mënyrë drastike dhe Android është një platformë e optimizuar pikërisht për këtë lloj sektori.
Megjithatë, Android nuk është implementuar vetëm në kompjuterë me çmime të ulta dhe specifikime mesatare. Për shembull, Lenovo e ka përfshirë atë në ThinkVision, i cili është një monitor 28-inç 4K që mund të funksionojë përvec rolit si ekran, edhe ai një PC all-in-one me Android. Gjithashtu, Acer ka një model tjetër me emrin TA272 HUL, një ekran profesional 27-inç, i cili kushton 1100 $ dhe mund të përdoret si një Android all-in-one.
“Shumica e AIO-ve Android janë monitorë smart dhe mendoj se kjo i bën ata pak më të veçantë dhe më pak të fuqishëm se një PC i vërtetë,” shprehet Bob O’Donnell, analist në Technalysis Research.
Këto lloj modelesh me Android mund të fillojnë të adaptohen me rritjen e përdorueshmërisë së cloud-it dhe pajisjeve hibride, shprehet Jim McGregor, analist në Tirias Research. Kjo do ta dobësojë edhe më tepër tregun e PC-ve.
PC-të me Android ndërtohen me procesorë ARM dhe kushtojnë më pak për t’u ndërtuar krahasuar me kompjuterët me Windows, shton McGregor. Procesorët ARM janë më të lirë se cipet e Intel-it që përdoren në PC-të me Windows.
Për më tepër, eliminohet edhe licenca e shtrenjtë e Windows-it dhe kompjuterët me Android mund të personalizohen. Disavantazhi i tyre është se nuk mund të përballojnë aplikacione të mirëfillta, për shkak të mungesës së kapaciteteve harduerike dhe atyre softuerike.

Ja smartphonet me te mire me sistemin Android

Në botë ka sot me miliona telefonë Android. Shumë prej tyre janë kot, ndërsa shumë të tjerë janë fantastikë. Në këtë listë do t’ju prezantojmë se cilët janë më të mirët dhe cilët janë ata që ndoshta nuk duhet të blini.
Lista përfshin telefonët që gjenden në shitje në operatorët telefonikë në SHBA.
Rreshti i parë:

1. Nexus 5 – telefoni më i mirë me Android që mund të blini. Është i shpejtë, i madh, i lirë. Është ashtu siç e dëshiron Google të jetë Android-i.
2. Moto X2. Moto X – po aq i mirë, përveç ekranit, pjesa e pasme plastike dhe pesha më e rëndë se të tjerët.
3. HTC One3. HTC One – jo vetëm i bukur nga pamja e jashtme, por edhe kamera është mjaft e mirë. Për të mos përmendur më pas specifikat e tjera.
Rreshti i dytë:
4. Samsung Galaxy S44. Samsung Galaxy S4 – smartfoni më popullor në botë me Android. Ndoshta nuk duhet të jetë. Kjo nëse nuk ju intereson pamja e jashtme, pasi në këtë aspekt plastika e bën të ngjajë si telefon i lirë, të paktën në krahasim me smartfonët e tjerë popullorë.
5. Droid Maxx5. Droid Maxx – arsyeja e përzgjedhjes së këtij smartfoni është shpesh bateria. Mund të arrini edhe dy ditë pa e karikuar.
6. Samsung Galaxy Note 36. Samsung Galaxy Note 3 – arsyeja juaj e përzgjedhjes është patjetër ekrani i madh.
Rreshti i tretë:
7. Sony Xperia Z7. Sony Xperia Z – smartfon kundër ujit, e ndoshta edhe që mund të notojë.
8. LG G28. LG G2 – i fuqishëm. Nëse ju pëlqen kopshtaria, atëherë do t’ju pëlqejë ky telefon. Edhe në qoftë se ju pëlqen të dëmtoheni.
9. HTC One Mini9. HTC One Mini – pak më i dobët se origjinali HTC One por pak më i mirë se disa të tjerë. Telefon i bukur, me pak fjalë.
Telefonë që ndoshta nuk duhet të blini vetëm nëse jeni adoleshent
10. Samsung Galaxy S4 Active
Telefonë që ndoshta nuk duhet të blini, vetëm nëse jeni gjigand
11. HTC One Max
12. Galaxy Mega
Telefonë që ndoshta nuk duhet të blini vetëm nëse jeni bjonde
13. S4 Mini
Telefonë që ndoshta nuk duhet t’i blini sepse janë të vjetër tashmë
14. Nexus 4
15. Samsung Galaxy S3
16. Samsung Galaxy Note 2
17. Droid DNA
18. LG Optimus G Pro
19. LG Optimus G
Nëse i keni këta telefonë tashmë, mos u shqetësoni. Janë ende të mirë por kjo nuk do të thotë që duhet t’i blini sërish nëse po kërkoni për një telefon të ri.
Telefonë që ndoshta nuk duhet t’i blini vetëm nëse është çështje jetë a vdekje
20. Droid Ultra
21. Droid Mini
22. Moto G
23. Samsung Galaxy S3 Mini
Telefonë që konsiderohen qesharakë
24. HTC First
25. LG Lucid 2
26. Droid Razr M
27. Samsung Galaxy S4 Zoom
28. LG Intuition
29. LG Wildfire Amaze S
Ndoshta është koha të ndryshoni telefon
30. HTC Evo 4G LTE
31. Pantech Discover
32. Samsung Galaxy Light
33. Samsung Galaxy Victory 4G LTE
34. Sprint Vital
35. LG Viper 4G LTE
36. Kyocera Torque
37. Samsung Galaxy Rugby Pro
38. Casio G’Zone Commando 4G LTE
39. Casio G’Zone Commando
40. Kyocera Hydro Elite
41. Kyocera Hydro Edge
42. LG Optimus F6
43. LG Optimus F3
44. Pantech Perception
45. LG Optimus Elite
46. ZTE Fury
47. Kyocera Rise
48. Motorola Droid 4
49. Motorola Photon Q 4G
50. LG Mach
51. LG Enact
52. Pantech Marauder
53. Motorola Admiral
54. NEC Terrain
55. Alcatel One Touch Fierce
56. Alcatel One Touch Evolve
 

Reklamoni FALAS !!!

AD DESCRIPTION
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. "Ndihme per Kompjuter"